Bayern mendon për nji shqiptar si mbasardhës të kapitenit Lahm

Lajmi se kapiteni i Bayern Munchen, Filip Lahm po mendon tërheqjen nga futbolli, ka vnue në lëvizje ekipin gjerman. Bavarezët kanë fillue menjiherë për me gjetë pasuesin e tij, derisa i pari në listën e tyne asht nji mbrojtës shqiptar.

Bahet fjalë për Elseid Hysajn, i cili simbas “Tuttonapoli.net”, asht kthye në nji dëshirë për rekordmenët gjermanë, edhe pse nuk asht i vetëm në listën e tyne.

Mosha mjaft e re dhe pjekunia e kallxueme me Napolin dhe Kombëtaren e Shqipnisë, doket se ka shtye drejtuesit e Bayern me monitorue shkodranin që rinovoi para pak ditësh kontratën e tij.

hysaj shqipnia