Bayern Munchen e don me çdo kusht yllin e Napolit

Ekipi i Bayern Munchen asht futë në garë për me i marrë shërbimet e mbrojtësit senegalez, Kalidou Koulibaly.

Për 25-vjeçarin e Napolit interesohet edhe ekipi i Chelseas, i cili tashma duhet me mposhtë konkurencën e Bayern Munchen.

Mediat gjermane shkruejnë se trajneri i ri i Bayernit, Carlo Ancelotti kërkon me çdo kusht shërbimet e mbrojtësit të fuqishëm.