Bayern Munchen e ka vendosë të ardhmen e Lewandowski

Bayern Munchen nuk ka me shitë sulmuesin kryesor të ekipit Robert Levandovski.

Drejtori Teknik i bavarezëve, Michael Reschke, kambëngul se bomberi polak nuk ka me u largue gjatë kësaj vere.

“Ai ka me luejtë për Bayern edhe në vitet e ardhshme dhe nuk ka dyshim për këtë. Ai ka edhe tre vite kontratë dhe na e dimë se kemi sulmuesin ma të mirë në botë në ekip. Kjo asht arsyeja pse na nuk kemi me shitë ate”, tha Raschke për “Radio Crc”.

Për Levandvoskin janë interesue disa ekipe të mëdha, mes të cilave Real Madrid, që asht në bisedime me polakun.