Bayern Munchen ofron 20 milionë euro për shqiptarin

Niveli i kënaqshëm që ka tregue Elseid Hysaj gjatë këtij sezoni me Napolin ka tërhekë vemendjen e Bayern Munchen.

Simbas “Tuttosport”, disa vëzhgues të klubit gjerman ishin t’Hanen në “San Paolo” për me ndjekun takimin Napoli-Atalanta dhe për me pa nga afër mbrojtësin e kombëtares kuqezi.

Hysaj shihet si zavendësuesi ideal i 32-vjeçarit Philipp Lahm dhe 30-vjeçarit Rafinha.

Mendohet se bavarezët kanë me ofrue 20 milionë euro. Nëse oferta zyrtarizohet, vështirë se ka me u refuzue nga Napoli.