Bayern Munchen zyrtarizon goditjen e dyfishtë

Bayern Munchen ka zyrtarizue dy lojtarë të rij, tue e përforëcue ekipin per sezonën e ardhshme ende pa mbarue ky i tanishmi. Në nji periudhë të vogël kohore, klubi gjerman ka komunikue zyrtarisht transferimet e mesfushorit Renato Sanches dhe mbrojtësit Mats Hummels, transmeton Rrokum.TV.

Sanches asht nji mesfushor 18 vjeçar, që i ka kushtue Bayernit hiq ma pak se 35 milionë euro. Sanches ishte lojtar i rregullt në formacionin e klubit portugez Benfica, nga ku u transferue në Bayern.

Në anën tjetër, Mats Hummels u rikthye në klubin ku asht rritun. Kapiteni i Borussia Dortmund zyrtarisht ka me qenë nën urdhnat e Carlo Ancelottit sezonën e ardhshme. /Rrokum.TV