Bayerni si ekip dhe Ancelotti si trajner vendosin dy rekorde të mëdha

Me fitoren 5:0 ndaj Rostov, Bayern Munchen ka shkrue historinë, tue u ba ekipi i parë që arrin me i fitue 13 ndeshje radhazi në shtëpi në Ligën e Kampionëve.

Këtë rekord e vendosi me nji ndeshje si trajner Carlo Ancelotti, por natyrisht se këtu ka kontribut edhe ish trajneri i bavarezëve, Pep Guardiola.

Trajneri i Bayern Munchen, Carlo Ancelotti asht ba trajneri i parë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon fitore me 7 ekipe të ndryshme.

Ancelotti fitoren e parë e kishte arritë më Parman, mandej edhe me Juventus, Milan, Chelsea, PSG, Real Madrid dhe tash së fundi me Bayern Munchen.