Bayern’it i lëndohet talenti

Blemja e re e Bayern Munchen, Renato Sanches duhet me pritë nji muej para se të debutojë me kampionët e Gjermanisë.

Portugezi, i cili u transferue te bavarezët nga ekipi i Benficës për shumën e 35 milionë Eurove vuen nga nji lëndim muskulor në kofshë, të cilin e ka trashëgue nga finalja e kampionatit Europian kundër Francës.

18-vjeçari duhet me pritë 1 muej para se të zbret në fushë me fanellën e Byern Munchen. Nji fillim aspak i mbarë ky për mesfushorin.