Beckenbauer i tutet Italisë, e don Spanjën në çerekfinale

Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer preferon Spanjën si kundërshtarin e radhës për Gjermaninë në fazën çerekfinale.

“Komplimente të mëdha për fitoren kundër Sllovakisë. Çerekfinalja ka me qenë kundër Spanjës apo Italisë? Spanja asht ma fleksibile, por kisha me preferue me i pasë ata si kundërshtarë. Italia na ka eliminue shumë shpesh, pa qenë ekip ma i mirë se na. Megjithatë, s’ka randësi se kush asht, na nuk duhet me pasë frikë”, u shpreh Beckenbauer për ‘Bild’.

Italia historikisht ka qenë nji ‘mace e zezë’ për Gjermaninë, ndërsa ishin pikërisht axurrët ata që eliminuen nga Kampionati i fundit Europian.