Befasi: Kend e ka vëzhgue Barcelona në derbin Milan-Inter?

Drejtuesit e Barcelonës ishin të pranishëm në derbin mes Milanit dhe Interit.

Simbas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez të Diellën ishte në San Siro për me kqyrë derbin mes Milanit dhe Interit.

Fernandez, përveç që ka shijue derbin, ka vëzhgue nga afër mbrojtësin e talentuem të Milanit, Mattia De Sciglio.

Përveç, De Sciglio, ai ka vëzhgue edhe Ignazio Abaten, i cili asht lojtar që i konvenon Luis Enriques për nji periudhë të shkurtë.