Befasi, kush po e kërkon Ibrahimovicin

Zlatan Ibrahimovic asht i kërkuem nga ekipi indian, Delhi Dynamos.

Ekipi indian, i cili aktualisht drejtohet nga ish lojtari i Barcelonës, Zambrotta, asht tue mendue me transferue sulmuesin suedez në radhët e veta.

“Tue pasë parasysh se sa shumë tifozë ka Zlatani këtu, unë mendoj se ai dëshiron ta përfundoj karrierën këtu dhe unë kam me u mundue me bind sulmuesin që me ardhë këtu”, u shpreh Gianluca Zambrotta.