Befasia e madhe, Mourinho kërkon Balotellin te Manchester United

Orët e mbramjes së djeshme kanë zbulue mbrapaskenat e nji transferimi të mundshëm të sulmuesit italian Mario Balotelli nga Liverpool te Manchester United.

Doket se asht trajneri Jose Mourinho ai që ka insistue për këtë transferim, madje trajneri portugez ka bisedue personalisht me sulmuesin italian, që vjet luejti për Milanin.

Lajmin e ka konfirmue e përditshmja britanike “Daily Express”, që thotë se kalimi i sulmuesit nga Liverpool te United mundet me ndodhë para 31 Gushtit, kur mbyllet merkato e verës.