Befason De Biasi: Vetëm nji ekipi i frigohem në grupin tonë

debiasi

“Mundem me thanë me bindje të plotë se i di shumë mirë pikat e forta dhe të dobëta të tre kundërshtarëve që kemi në grup” tha De Biasi në konferencën para ndeshjes miqësore që Shqipnia ka me luejtë kundër Katarit.

Tue folë për grupin në të cilin Shqipnia ban pjesë në Euro 2016, trajneri italian i Shqipnisë ka dhanë nji deklaratë interesante.

“Jam i sigurt që kundërshtari ma i fortë në grup asht Rumania dhe mendoj se mundet me qenë edhe surpriza e Europianit. Duhet të jemi të kujdesshëm kur të përballemi me ta, mbasi janë shumë të rrezikshëm”, tha De Biasi.