Befason Guardiola: Qe kush ma ka shkaktue humbjen ma të randë

Pep Guardiola asht paraqitë i zhgënjyem para gazetarëve mbas humbjes së thellë nga Barcelona 4-0, dhe si elementin që vulosi fatin e takimit, ka cilësue kartonin e kuq të portierit Claudio Bravo.

“Me luejt ndaj Barcelonës si mysafit asht gjithnji e vështirë. Gjithsesi, më vjen keq që përfundoi me këtë rezultat, mbasi takimi ishte i hapun deri në momentin që Claudio Bravo doli me karton të kuq. Aty pësuem nji goditje psikologjike dhe gjithashtu e patëm thuejse të pamundun që me reague qysh duhet.

Nëse Barca ban diferencën kur je me numër të barabartë lojtarësh, imagjinone kur ke edhe nji ma pak”, tha Pep mbas ndeshjes.

I pyetun nëse kjo ka qenë humbja ma e hidhun në karrierën e tij, ai u përgjigj: “Jo, nuk asht kjo. Humbja ma e hidhur ka qenë ajo ndaj Real Madridit 0-4, kur isha trajner i Bayernit. Po e lidh me mënyrën se qysh e pësuem dhe momentin që po kalonim”.