Behgjet Pacolli don me e ble këtë ekip shqiptar të futbollit?

Nji miliarder gati me marrë Elbasanin? Mesa doket po. Bahet fjalë për Behgjet Pacollin, biznismenin nga Kosova që mundet me qenë i gatshëm me investue në ekipin e futbollit të Elbasanit, për me rikthye këtë ekip në nji model në futbollin shqiptar.

Ditë ma parë, burime të besueshme pranë Bashkisë së Elbasanit, pohuen se, ndaj ekipit të futbollit kanë fillue me shfaqë interesim shumë biznismenë, por pa dhanë emna se për cilët bahet fjalë.

Napër korridoret e ekipit nën za thuhet se asht pikërisht Behgjet Pacolli, biznismeni i përfolun, i cili ka me qenë i gatshëm për me marrë në dorë aksionet e nji prej ekipeve ma të randësishme në futbollin shqiptar.