Behrami për The Guardian: Ka me festue nëse shënoj goll kundër Shqipnisë

Në nji intervistë për “The Guardian”, futbollisti me origjinë kosovare i Zvicrës, Valon Behrami, premton se ka me festue në rast se i shënon goll Shqipnisë në “Euro 2016”.

“Unë jam shumë i lumtun që ka me përfaqësue Zvicrën dhe ngjyrat e këtij flamuri në Europian. Ka me luftue për këtë vend, i cili i ka dhanë gjithçka familjes time. Shpresoj me ba nji Europian sa ma të mirë dhe me shkue larg”, shprehet ai.

I pyetun nëse ka me festue në rast se shënon ndaj Shqipnisë, Behrami deklaron: “Festimi i nji golli asht pjesë e ndeshjes. Nëse kisha me i shenue Shqipnisë sigurisht që ka me festue. Për këtë nuk ka dyshime, sepse unë sa herë shënoj due me festue. Unë e due shumë futbollin dhe kjo lojë asht kënaqësi”.