Benatia: Veç ky ekip mundet me rivalizue Juventusin

Mehdi Benatia e sheh Romën si ekipin rival të Juventusit në garën për titullin kampion në Serie A.

Mbrojtësi maroken i ardhun nga Bayerni te bardhezijtë në këtë merkato, në formë huazimi me të drejtjë blemje mbas nji viti, në nji intervistë ka vlerësue ekipin e Lucianno Spalettit.

29-vjecari i cili ka qenë pjesë e Romës në sezonin 2013-2014 asht shprehë se edhe pse Juve asht favorite mundet me qenë ekipi kryeqytetas befasia e vërtetë e këtij kampionati.

Simbas Benatia, Roma i ka të gjitha mundësitë për me qenë nji rivale e denjë për ekipin e Massimiliono Allegrit në garën për titull.