Benitez, nga Reali te Newcastle për me largue nga Premierliga

Viti katastrofë i Rafa Benitez dhe nji sezon për me u harrue ky, për trajnerin spanjoll. Në fillim, dështimi në krye të stolit të Real Madrid, që u pasue me shkarkimin nga detyra për shkak të nji varg rezultatesh negative. Në momentin kur Benitez firmosi për klubin “Los Blancos”, trajneri u shpreh mjaft entuziast tue theksue se ishte rikthye në shpi. Po aq i gëzuem për ardhjen e tij, ishte dhe presidenti i klubit merengeues Florentino Perez. Por, entuziazmi zgjati shumë pak. Mbas 5 muejve, 56-vjecari u shkarkue nga Real Madrid dhe në vend të tij erdhi Zinedin Zidanë, i cili në nji kohë të shkurtë arriti me dërgue ekipin në finalen e Champions League.

Nga Spanja në Angli. Benitez rikthehet mbas shumë viteve me drejtue nji ekip në Premier League. Newcastle, rrezikonte ranien nga kategoria dhe misoni i shpëtimit iu besue spanjollit. Në daljen e tij të parë përpara mediave britanike, Benitez ishte po aq entuziast sa në Madrid. Deklaroi se ishte rikthye n’Angli për me qëndrue pranë familjes. Gjithashtu, ai shtoi se ishte i bindun se ka me ja dalë mbanë në detyrën që i ishte ngarkue. Rezultati? Nji tjetër dështim për te. Newcastle bie nga Premier League. Doket se koha kur Benitez ishte nji trajner triumfues ka përfundue dhe e vetmja gja që i ka mbetun asht me ba nji analizë të detajueme se cfarë nuk shkon në skemat e tij, në mënyrë që me u rikthye denjësisht në botën e futbollit.