Berlusconi ju kërcënohet lojtarëve të Milanit: Nuk ka me ju pague ma

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, asht nxeh keq me lojtarët e ekipit të tij. Situata e shfaqun në videon e maposhtme u përket disa muejve ma parë, por asht publikue në rrjet vetëm ditët e fundit.

Gjatë nji takimi me sponzorat, ai asht nxeh me futbollistët për rezulltatet e mungueme.

“Nuk mujm me ba figurë të tillë. Këta zotëritë këtu janë ata që na bajnë të mundun ekzistencën si ekip. Sapo ma thanë që kanë me na sponzorizue ma”, bërtet ish-kryeministri italian.

“Atëherë këto pare ka me ua kerkue juve, apo ma mirë, nuk ka me ju pague une. Në këto kushte ju mundeni me m’hedhë në gjyq. Po, a e dini sa zgjat nji proces civil në gjykatat italiane? 8 vjet!”, u thotë ai futbollistëve.