Berlusconi konfirmon shitjen e AC Milan

Menjiherë sapo doli nga spitali i San Raffaele, për herë të parë prej shqetësimeve shëndetësore, Silvio Berlusconi foli për mediat rreth politikës, terrorizmit dhe natyrisht për AC Milan. Por, këtë herë, deklaratat rreth ekipit ishin të ndryshme, me Kavalerin në rolin e nji ish’i. Fjalë të thana nga nji person, që edhe pse të dhimbshme, e ka marrë vendimin e tij, të cilin e tha publikisht për herë të parë.

“E drejtoj ekipin prej 30 vitesh, por në 4 vitet e fundit jam përqendrue ma tepër diku tjetër, për shkak të nji vendimi gjyqësor paradoksal dhe nji dënimi absurd. Nuk e kam ndjekë ekipin si në të kaluemen dhe tashma due me mbyll këtë periudhë prej 3 dekadash, ku Milani ka fitue 28 trofe dhe numri i tifozëve u rrit”.

“Kushti im i vetëm ishte që grupi investitor me shpenzue të paktën 400 milionë euro në merkato”.