Besart Berisha hyn n’histori, vendos rekord n’Australi

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha po kalon nji formë të mirë fizike mbasi sërish ka shënue tue i dhanë kualifikimin ekipit të tij në çerekfinalet e Kupës së Australisë.

Nji goll i shënuem nga Berisha në minutën e 27 nga pika e penalltisë, mjaftoi për me i dhanë ekipit të tij fitoren 1-0 si mysafir, ndaj Hume City.

Golli i sotëm shton rekordin e Berishës, sepse asht shënuesi ma i mirë në historinë e Kupës së Australisë, me 10 golla në 10 ndeshje.