Besart Berisha, vendim të papritun për Kosovën. E sulmon ashpër Bunjakin

Besart Berisha nuk ka me luejt ma me Kosovën. Ky asht vendimi i tij mbas ndeshjes me Turqinë.

Në nji intervistë të dhanë për Indeksonline, Berisha ka tregue arsyet e këtij vendimi.

“Sa të jetë Albert Bunjaku unë më kurrë nuk do të luaj me Kosovën. Ai për mua është trajneri më i dobët në karrierë që e kam njohur. Kam ardhur të luaj për Kosovën hatri i popullit, i fansave që më duan. Por, Bunjaku është arsyeja që nuk mund të vazhdoi më. Ai është i dobët në stërvitje, në ndeshje, pas ndeshjes, thjesht ai nuk di asgjë. Nuk është zakon i imi të kritikoi trajnerët por këtë ia kam borxh Kosovës sepse nuk bën të lë një trajner si ai. Nuk e di nëse ai ka luajtur futboll apo ku ka qenë trajner, por ai po e shkatërron Kosovën. Ai po tenton të luaj sistem mbrojtës, duke patur skuadrën të sulmoi. Më besoni se Kosova ka skuadër fantastike. Kam njohur shumë yje këtu, ka futbollistë tejet cilësorë, por me Bunjakun të gjithë ndihemi të nënvlerësuar”.

Ylli i futbollit australian ka thanë se në momentin që largohet Bunjaku, ai ka me u rikthye përsëri me luejt për Kosovën.

“Bunjakut nuk dua të ia shoh sytë asnjëherë më. Ai më ka injoruar mua si futbollist pa më dhënë asnjë arsye. Mbrëmë ishin në stadium disa menaxherë nga Evropa dhe Azia. Nuk kanë mundur ta besojnë që te Kosova nuk ka vend në përbërje futbollisti më i mirë në Azi dhe Australi” ka thanë Berisha.