Besnik Hasi e ka titullin në duer!

besnikhasi

Trajneri i Anderlecht do ta ketë sot nji nga ndeshje vendimtare të sezonit.
Hasi do ta drejtojë Anderlechtin në përballjen ndaj Gent që asht përcaktuese për titull.

Humbja e mbramshme e Club Brugge nga Genk i ka hapë rrugën Anderlechtit për të marrë primatin në play of’in e kampionatit belg.
Club Brugge ka 38 pikë, nji ma shumë se Anderlecht që ka nji ndeshje ma pak të cilën do ta zhvillojë sot në udhëtim te Gent.

Hasi me Anderlechtin asht përball këtë edicion me shumë kritika dhe në disa raste emni i tij asht përmend për shkarkimin e mundshëm nga posti i trajnerit.