Besnik Hasi hyn n’histori te Legia, mësoni arsyen pse!

Asht dasht 21 vjet pritje për me u kualifikue sërish në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Kaq kohë ju desh Legias së Varshavës për me qenë mes 32 ma të mirave të Europës.

Por, për ta arritë këtë objektiv ekipi polak kishte nevojë për nji trajner shqiptar në stol. Meritat e jashtëzakonshme për këtë sukses të madh që mbi gjitha mbush arkat e ekipit, shkojnë të gjitha për Besnik Hasin, transmeton SS.

44-vjeçari nga Gjakova, gjatë kësaj vere mbas largimit nga stoli i Anderlechtit, ekip me të cilën fitoi edhe nji titull kampion në Belgjikë, firmosi nji kontratë dyvjeçare me kampionët e Polonisë.

Mirëpo, edhe pse nuk e nisi shumë mirë aventurën e tij në kampionat me Legian, që në javët e para ka regjistrue disa rezultate jo të mira, Hasi u përqendrue te kualifikueset për garën ma të madhe europiane tue realizue atë që s’e kishte ba asnji në këto 21 vite, të kualifikonte formacionin nga Varshava në fazën e grupeve të kësaj gare.