Bild jep lajmin e befasishëm për Ozil

Mesut Ozil, fantazisti i Arsenal, mundet me u rikthy te Real Madrid. Futbollisti gjerman, kontrata e të cilit me “topçijtë” skadon në vitin 2018, po has vështirësi në bisedimet për rinovimin e kontratës dhe kësisoj asht në pritje të mundësive të tjera dhe ka me i vlerësue të gjitha ofertat që i vijnë.

Ky ka qenë lajmi i publikuem nga gazeta gjermane “Bild”, e cila shkruen për mundësinë që Ozil të rikthehet në “Bernabeu”, ku luejti ma shumë se 100 ndeshje me fanellën e Real Madrid, përpara se të largohej për te Arsenal, kundrejt 50 milionë eurove.