‘Bild” kurrqysh me pranue humbjen e Gjermanisë, akuza ndaj Francës!

Mediat gjermane ende nuk e kanë harrue eliminimin e kombëtares së tyne nga Franca në Euro 2016 dhe tashma shkruejnë se kombëtarja e Didier Deschamps ka përdorë substanca që kanë ndihmue në rritjen e performancës së tyne të paktën në ndeshjen gjysëfinale.

Dy gollat e Antoine Griezmann në Marseille rrxuen shpresat e Gjermanisë për trofeun e radhës të madh mbas triumfit në Kupën e Botës në Brazil.

Gazeta gjermane Bild u lejue me u futë në dhomat e zhveshjes të Francës atë natë dhe mandej publikoi dy foto nga nji paketë bosh të tabletave “Guronsan”, të cilat nuk janë në listën e substancave të ndalueme nga Agjencia Botnore Anti-Doping, por megjithatë, simbas gjermanëve, shërbejnë në rritjen e performancës.