Bilicin e tradhtojnë lotët, flet mbas triumfit dramatik kundër Manchester United

Slaven Bilic ka folun mas fitores dramatike kundër Manchester United.

West Ham United ka mposhtun “Djajtë e Kuq” me rezultat 3:2, e cila ka zbehë shpresat e Manchesterit për me u kualifikue në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i West Hamit ka thanë se kjo asht fitore historike dhe se futbolli nuk asht vetëm lojë.

“Kjo asht nji natë e madhe dhe asht fitore historike. Kjo nuk asht vetëm nji lojë”, ka thanë Bilic mbas triumfit kundër United.