“Bisha i panjohun” që Manchester United don me ble për 40 milionë euro

Manchester Unitedi edhe pse nuk ka ba ende ndonji blemje, emni i ekipit anglez ka qenë i lidhun me shumë transferime të mëdha.

Besohet se Manchester United ka sigurue shërbimet e Zlatan Ibrahimovic, ndërsa ka me provue edhe për Miralem Pjanic. Por, simbas AS, blemja e parë e United’it në mbrojtje ka me qenë Eric Bailly.

Bailly asht qendërmbrojtës i Villarreal’it dhe ka nji klauzolë 40 milionë euro.

Besohet se palët janë takue dhe së shpejti mundet me ardhë edhe zyrtarizimi.
22-vjeçari konsiderohet nji ndër mbrojtësit ma të mirë në La Liga,tue e njoftë me emnin “Bisha”.