Bjen nga liga elitare ekipi i njohun, tifozët sulmojnë djalin e legjendës (foto, video)

Për të parën herë mbas 23 vjteve, ekipi i njohun suedez, Helsingborg, nga sezoni i ardhshëm ka me luejt në ligën e dytë.
Kjo asht konfirmue sot mbas humbjes që pësoi si vendas nga Halmstads në ndeshjen e play-offit.

Helsingborg drejtohet nga ish lojtari i Celtikut dhe Barcelonës, Henrik Larsson.

skdskdk-1

Rania nji ligë ma poshtë, nuk ju pëlqeu aspak tifozëve të Helsingborgut, që mbas ndeshjes u futën në fushë dhe sulmuen djalin e Henrikit, Jordanit, që asht pjesë e këtij ekipi.