Blerim Xhemajli tutet nga ndeshja e parë, por jo pse asht Shqipnia!

Reprezentuesi i Zvicrës ka deklarue që friga e tij asht nga befasitë që i sjellin zakonisht ndeshjet e para.

“I frigohem ndeshjes së parë, jo për faktin se e kemi përballë Shqipninë, por sepse asht pikërisht ndeshja e parë që të jep besim dhe moral për vazhdimin e kampionatit”, deklaroi Xhemaili.

Ai ka theksue se Franca asht favorite, por tue shprehë optimizmin për kalimin e grupit edhe te ekipit të tij.