“Blick”: Fanellat shqiptare shiten si sahati zvicran!

Entuziazmi i tifozëve kuqezi në prag të finaleve të Europianit, ban xhelozë zvicranët. Nga nji vëzhgim i hollë i gazëtarëve të “Blick” rezulton se uniforma e Kombëtares së Shqipnisë asht më e shituna në Zvicer, edhe pse përfaqësuesja helvetike asht pjesëmarrëse në “France 2016”.

Në nji vend me mbi 8 milionë e 200 mijë banorë, ku vetëm disa qindra mija janë me origjinë shqiptare, kryesisht nga Kosova, fanella kuqezi asht ma e kërkuemja në treg, tue lanë të habitun edhe vetë pronarët e dyqaneve, të cilët deklarojnë se produktet me simbolet kombëtare shqiptare shiten sikur me qenë ora zvicrane.