“Blick”: Qe çka simbolizojnë emnat e shqiptarëve të Zvicres

Përballja me Shqipninë në sfidën parë të Grupit A të eliminatoreve të Europianit, i ka detyrue zvicranët me hulumtue ma shumë në kulturën shqiptare, ose ma saktë me analizue prejardhjen e emnave të futbollistëve me origjinë shqiptare që përfaqësojnë Zvicren. “Blick” ban perpjekje me i shpjegue tifozëve helvetë, se cila asht domethania e emnave të Behramit, Shaqirit, Xhakës, Xhemailit apo Mehmedit.

Valon, shpjegon “Blick” ka të baje me fjalën valë apo impuls. Në shqip lidhet fluturim, rrëmbim, pra ka konotacion patriotik.

Në serinë e emnave patriotikë asht edhe ai i Shaqirit. Gjerdani asht mbajtësja e fishekëve të armëve të luftarëve. Në këtë rast, zvicranët shpresojnë se Shaqiri e ka mbushë fishekë gjerdanin e tij në sfidën me kuqezijtë.

Ma paqësor, simbas “Blick”, asht emni i Xhemailit. Blerim do me thanë lulëzim. Dëshira e tifozëve të Zvicrës asht që Xhemaili me lulezue në Europian, si në ndeshjet e fundit miqësore.

Emri i Granit Xhakës ka të njajtin kuptim si në shqip ashtu edhe në gjermanisht. Asht emni i nji shkambi të fortë, që simbolizon fuqinë dhe paprekshmëninë.

Por, jo tanë emnat e shqipatrëve, shpjegon “Blick”, lidhen me forcën apo trimninë. Admir apo Burim, janë emna që shprehin gëzim, hare.