Bokseri i njoftun tregon talentin në basketboll, 11 kosha radhazi (video)

Floyd Mayweather tregoi aftësinë e tij jashtë ringut të boksit, tue ba plot 11 kosha radhazi nga nji distancë e mesme në nji video të postueme në Instagram.

Amerikani i pamposhtun ka ba pak pushim mbas stërvitjes së randë që po ban tue u pregaditë për supersfidën me McGregor me 26 Gusht dhe ka tregue aftësitë e tij në fushën e basketbollit.