Bokseri legjendar, qe ku e ka yllin e tij n’Holliwood

Ish-kampioni i boksit, Muhamed Ali asht i vetmi që Yllin e Holliwoodit në Bulevardin e të Famshmëve e ka të varun në mur dhe jo të shtrimë përtoke.

Ylli i tij u vendos mbasi komisioni mori vendimin që boksi duhet të konsiderohet si formë e nji “shfaqjeje të drejtpërdrejtë” dhe nji kontribut për industrinë e zbavitjes.

Bulevardi i Famës përfshin ma shumë se 2500 Yje të vendosun në trotuar në mbi 15 blloqe të Bulevardit të Holliwoodit dhe tre blloqe të “Vine Street” në Holliwood, Californi.

Ish-kampioni i boksit vdiq në moshën 74-vjeçare mbasi u shtrue në spital me probleme të frymëmarrjes.

Ai kishte luftue me sëmundjen e Parkinsonit për ma shumë se 30 vjet.