Boksieri i Azerbajxhanit feston me flamurin shqiptar

Diçka krejt e pazakontë ka ndodh në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.

Boksieri nga Azerbajxhani, Makhmud Muradov, ka festu titullin nderkombëtar në “MMA” me shqiponjë, mbas fitores kundër kampionit çek në “VKN”, Tomash Kuzhela, ndeshje e cila zgjati tri raunde.

Mbas perfundimit të ndeshjes, ndërsa Muradovit po i jepej “gjerdani i artë” në dorën e tij të majtë, ai mbante edhe flamurin kuq e zi.

Këtë flamur ja ka dhanë kumanovari Bashkim Qazimi, i cili asht edhe sponsori i Muradovit.

Nji gja të tillë e deshmon edhe video e publikueme në Youtoube.