Boksieri shqiptar që u denue veç pse kishte festue fitoren e Muhammad Ali

Boksieri Muhammad Ali adhurohej edhe në Shqipni. Por, në fillim të viteve ‘70, në kuadër të luftës kundër liberalizmit, regjimi komunist kishte ndalue boksin dhe për pasojë, edhe adhurimin për legjendën amerikane të boksit, Muhammad Ali.

Ahmet Golemi, ish-gazetar sporti dhe ish-boksier, ishte nga ata që u ndëshkue dhe u burgos ndër të tjera, sepse festoi nji nga fitoret legjendare të Cassius Clay, ate kundër George Foreman në 1974, në Kinshasa të Kongos.

Golemi u ndëshkue me burg edhe per shkak se kishte ble nji torte për me festue ate fitore.

Për Top Channel ai ka rrëfye se ka qendrue nën arrest nga data 30 Tetor 1974, deri me 14 Tetor 1978.