Bolt e shkruen historinë edhe në Rio, qe pse!

Usain Bolt ka fitue medaljen e artë në vrapimin deri në 100 metra.
Usain Bolt ka arritë me fitue medaljen e artë në vrapimin deri në 100 metra në Lojnat Olimpike ‘Rio 2016’

Atleti nga Xhamajka, arriti me përfundue garën për 9.81 sekonda, tue lanë mbas amerikanin Justin Gatlin.

Me këtë medalje, Bolt ka shkrue historinë tue u ba atleti i parë që arrinë tri medalje t’arta të njimbasnjishme në tri Olimpiada, mbas asaj të Londrës dhe Pekinit.

 

2-bolt

 

3-bolt