Bolt hyn n’histori, qe pse!

Usain Bolt ka fitue medaljen e artë në stafetën 4×100 metra që asht e treta e artë në këtë olimpiadë dhe e 9’ta në karrierë në Lojna Olimpike.

Gjatë kësaj olimpiade, Bolt ka fitue të artën në 100 dhe 200 metra.

Bolt ka hy në histori tue fitue atë që njihet si “tripletën e trefishtë”, mbasi që në tri olimpiadat e fundit, në Pekin 2008, Londër 2012 dhe tash Rio 2016, ka fitue medalje të artë në garat në 100, 200 dhe 4×100 metra.