Bonaventura befason Milanin

Giacomo Bonaventura nuk asht i kënaqun dhe dëshiron me u largue nga Milan.

Mesfushori italian, Giacomo Bonaventura nuk asht i kënaqun në Milan dhe dëshiron me u largue gjatë afatit kalimtar të verës, shkruen Corriere dello Sport.

Banaventusra ka qenë nji nga lojtarët ma të mirë të Milanit këtë edicion, por nuk asht i kënaqun që ekipi ka mbetë jashtë Ligës së Kampionëve.

Ai preferon që me u transferue në Napoli, ose me luejt në ndonji ekip të madh jashtë Italisë.