Borussia Dortmund kërkon yllin e Kosovës

Borussia Dortmund asht tue u interesue për Bersant Celinën.

Paraqitjet e mira të Bersant Celinës me Twenten dhe Kombëtaren e Kosovës kanë ba që shumë ekipe të interesohen për të.

Nji ndër to asht edhe Borussia Dortmund, agjentët e të cilës janë tue e ndjekë që nji kohë lojtarin, i cili ka shënue tre golla në kampionatin holandez.

Celina asht i huazuem këtë edicion në Twente nga Manchester City, me të cilin ekip ka kontratë afatgjate.