Borussia ka transferue lojtarin e Bayern Munchen

Borussia Dortmund ma në fund transferon diçka nga Bayern Munchen, ekip i cili gjithmonë merr lojtarët ma të mirë, pikërisht nga rivali ma i madh në Bundesliga.

Nënkampioni gjerman gjatë ditës ka krye punë me mesfushorin 25-vjeçar, Sebastian Rode, i cili mbasi kreu me sukses vizitat mjekësore, nënshkroi kontratë 4-vjeçare deri me 30 Qershor 2020.

Lajmi asht konfirmue edhe përmes faqes zyrtare të ekipit gjerman.