Bota fol për Majlinda Kelmendin: “Ai momenti kur fiton medaljen e parë të shtetit”

Majlinda Kelmendi ka ba historinë në Lojnat Olimpike “Rio 2016” të Diellen, mbasi fitoi medaljen e parë të artë në xhudo tue u ba sportistja e parë e Kosovës që fiton medalje olimpike.

Kështu nis raportimin agjencia prestigjioze e lajmeve, Reuters.

Reuters ka kallxue rrugën e Kelmendit drejt suksesit historik dhe ka kujtue se si Kosova kishte probleme politike që i pamundësuen zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare sportive.

Për suksesin e Kelmendit ka shkrue edhe BBC, që ka postue nji fotografi të Majlindës tue shkrue, “Ai momenti kur fiton medaljen e parë të shtetit”.