Botnori 2018: De Biasi kallxon për mundësitë e Shqipnisë

Kujtimet e Euro 2016 janë ende të freskëta me Kombëtaren e Shqipnisë që dhuroi nji det emocionesh, por Gianni De Biasi qëndron me kambë në tokë.

Ka konfirmue qëndrimin në krye të Kombëtares së Shqipnisë edhe për Botnorin “Rusi 2018”, por formati i Kupës së Botës ku kualifikohet vetëm e para e Grupit, ndërsa e dyta mundet me shpresue në play-off len pak shanse për nji tjetër kualifikim historik në garën ma madhoe të futbollit.

Gjatë nji interviste për “Il Gazzetino” në Itali, trajneri i kuqezijve e ban të qartë se cilat janë ekipet që kalojnë nga grupi ynë, ndërsa shprehet: “Kalojnë Spanja dhe Italia, mbetet për me u pa se kush ka me fitue kreun e grupit, jemi dhe na të Shqipnisë, Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtejni.”