“Botnori 2022” në Katar: Shihni këtë stadium, ka me ju lanë “pa mend” (video)

Vendimi për caktimin e Botnorit të futbollit në vitin 2022 në Katar u shoqnue me polemika dhe skandale të panumërta mbi ryshfetet e pagueme, korrupcionin e Komitetit Egzekutiv të FIFA’s, si dhe kushtet çnjerëzore të punëtorëve të importuem nga vendet e varfna.

Por tash, Katari synon me lanë mbresa me arkitekturën dhe ambientet e tjera.

Komiteti organizativ i Kupës së Botës zbuloi projektin e stadiumit “Al Thumama”, nji prej 8 strukturave që kanë me i pritë ndeshjet e Botnorit në vendin e Gjirit Persik. Me planin e fundit, bahen 6 stadiumet që kanë zbulue projektet, njani ma i bukur se tjetri, por ende larg realizimit përfundimtar.