Brcelona merr lajmin e keq, qe sa ka me mungue Iniesta

Andres Iniesta asht lëndue dhe ka me mungue 3 deri në 4 muej.

Mesfushori i Barcelonës, Andres iniesta, i cili u lëndue në sfidën kundër Valencias, ka me mungue deri në katër muej.

Ko don me thanë se Iniesta ka me mungue në 12 ndeshje për Barcelonën dhe në dy ndeshje për Kombëtaren e Spanjës, shkruen AS.

Në La Liga Iniesta nuk ka me luejt kundër Granada, Sevilla, Málaga, Real Sociedad, Real Madrid, Osasuna dhe Espanyol, ndërsa në Copa del Rey në dy ndeshjet kundër Hercules.

Iniesta, po ashtu, nuk ka me mujt me u paraqitë as në tre ndeshjet e mbetuna në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City, Celtic dhe Monchengladbah, sikurse edhe në ndeshjen e Spanjës me Maqedoninë në kualifikime për Kupën e Botës dhe në miqësoren kundër Anglisë.