Brocchi: Nuk ka me pas revolucion te Milani

Trajneri i ri i skuadrës së Milanit, Christian Brochi doket se asht gati për aventurën e tij të re në krye të stolit të kuqezinjve. Asht ende herët për me dhanë nji opinion se sa i sukseshëm do t’jetë në rolin e trajnerit por, në konferëncën e tij të parë për mediat Brochi ka fol për transfertën ndaj Sampdorias dhe duket se i ka idetë e kjarta dhe se nuk i trëmbet t’ardhmes:

“Besoj se kundër Sampdorias do të luajmë me formacionin 4-3-2-1. Sigurisht që jo në cdo takim të mbetun ne do të luajmë me ketë skemë. Në rolin e trekuartistit besoj se do të vendos njanin mes Bonaventura ose Kaisuke Honda. Due nga lojtarët e mi nji lojë me pasa në mesfushë, nuk me pëlqen pjesa ku topi nis me nji krosim që nga mbrojtja në drejtim të sulmit.”

Ma tej Brochi u shpreh se dëshiron nga të gjithë lojtarët e tij të japin maksimumin në fushën e lojës, gjithashtu ai foli dhe për sulmuesin e Milanit Mario Balloteli:

“Due që futbollistët e mi me dhanë maksimimumin ndaj Sampdorias . Kam besim te ta. Përsa i përket Balotelit kam fol më ta dhe më ka premtue se do te përpiqet maksimimalisht.