Buffon e Barzagli në lot mbas eliminimit

Lot. Zhgënjimi dhe idhnimi. Dy prej ikonave të Italisë, Gianluigi Buffon dhe Andrea Barzagli nuk arritën me i kontrollue emocionet mbas eliminimit nga Gjermania në çerekfinalet e Kampionatit Europian.

Andrea Barzagli: “Zhgënjimi asht shumë i madh. Dhamë gjithçka, por na mbetet veç humbja… Nga gjithçka të bukur që bam, për fat të keq mbas disa viteve nuk ka me mbetë asgja. Askush nuk ka me kujtue këtë ekip që dha çdo gja. Dëshironim me qendrue së bashku, nji grup i madh.”

As Gianluigi Buffon nuk i mbajti lotët në intervistën mbas ndeshjes.

Gianluigi Buffon: “U shejue nji rrugë e randësishme dhe duhet me vazhdue në këtë mënyrë, mbasi dhamë maksimumin tonë dhe kjo dokej se ishte e mjaftueshme. Me nië grup të madh, asgja nuk doket e pamundun. Conte na komplimentoi dhe u shpreh krenar që drejtoi këta lojtarë. Dhamë shpirtin drejt andrrës, por asht e vështirë me humbë në këtë mënyrë. Nji tronditje.”