Bunjaki ka publikue listën e Kosovës

Trajneri i Kombetares së Kosoves ne futboll, Albert Bunjaki ka shpalle listen zyrtare te lojtareve qe grumbullohen per miqesoren e 3 Qershorit ndaj Ishujve Faroe ne Frankfurt.

Pa shume befasi dhe me pak ndryshime, trajneri ka vendose qe me ju permbajte grupit qe asht grumbullue edhe ne ndeshjet e kalueme. Ne mesin e 18 futbollisteve te ftuem, nga Raiffaisen Superliga e Kosoves ne futboll asht ftue vetem portieri i Feronikelit, Flamur Neziri, ndersa nga Superiorja e Shqipnise, mbrojtesi i Skenderbeut, Bajram Jashanica.

Kjo asht ndeshja e pare mbas pranimit te Kosoves ne UEFA dhe FIFA, dhe Bunjaki e konsideron si test te duhun para kualifikimeve per Kampionatin Botnor qe nisin ne Shtator te ketij viti:

Qe lista:

Portierë: Samir Ujkani, Flamur Neziri.

Mbrojtes: Loret Sadiku, Avni Pepa, Bajram Jashanica, Lum Rexhepi, Fanol Perdedaj, Leart Paqarada.

Mesfushor: Enis Alushi, Hekuran Kryeziu, Mergim Brahimi, Besar Halimi, Valmir Sulejmani, Bernard Berisha, Elbasan Rashani,

Sulmues: Bersant Celina, Flamur Kastrati, Albert Bunjaku.