Bunjaki: Në këtë kampionat ka me u kualifikue Përfaqësuesja e Kosovës

Trajneri kosovar asht shumë optimist se ka me e kualifikue Kosovën në “Europianin 2020”. Për ta arritë këtë, ai kërkon durim dhe premton punë të madhe.

“Në kualifikimet për Botnor kemi me u mundue me u pjekë dhe të bajmë përvojë. Ndërkohë, të marrim sa ma shumë pikë mbasi jam i bindun se në fund kemi me qenë në nji pozitë ma të mirë në renditjen botnore. E objektiv yni asht Europiani. Jam i sigurt 100 për qind se kemi me u kualifikue në ‘Europianin 2020’”, insiston Bunjaki, i cili thotë se ka pa elemente dhe aspekte shumë pozitive nga ekipi i tij në tri ndeshjet e para, bile ma shumë se që priste.