Bunjaki: Takimi luhet sot, por ka nji problem

Takimi i shtymë mbramë për shkak të shiut dhe gjendjes së keqe të fushës, Kroaci – Kosovë ka me u luejt sot në orën 14:30.

Lajmin e ka ba të ditun selektori i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki. Por, simbas tij, kjo ka me qenë nji sfidë me kohën.

“Takimi luhet ne oren 14 e 30. Por, kemi me pase nji sfidë me kohën. Mbramë kemi ardhe në hotel në oren 00:00. Tash morëm lajmin se loja ka me u luejt. Mandej, menjiherë mbas lojës kemi me udhetue me autobus për në Ljubljanë. Nga ora 22 e 30 e kemi fluturimin për në Tiranë. Nga Tirana kemi me u nisë për në Bushat me autobus”, ka thanë Bunjaki për IndeksOnline.

Shperndaje në: