Caktohet referi për ndeshjen e madhe Gjermani-Itali

Hungarezi Viktor Kassai ka me drejtue ndeshjen Gjermani–Itali, për çerekfinalet e Euro 2016, të Shtunën në orën 21:00 në Bordeaux.

Kjo asht ba e ditun nga UEFA. Referë anësorë kanë me qenë hungarezët Gyorgy Ring e Vencel Toth, referë të linjës Tamas Bognar e Adam Farkas, ndërsa polaku Szymon Marciniak ka me qenë refer i katërt.